Në Kolashin, Ulqin, Nikshiq dhe Plevle, masat do të zbuten nga sot në përputhje me normat aktuale të incidencës komunale të koronavirusit, ka vendosur Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). ISHP shpjegoi se Kolashini, Nikshiqi dhe Plevla do të kalojnë në grupin një, në të cilin shkalla e incidencës është më pak se 400 raste për 100 mijë banorë, dhe Ulqini në grupin dy, ku norma është midis 400 dhe 799 raste për 100 mijë banorë. Instituti tha se masat do të përforcohen në Tivar, i cili do të kalojë në grupin dy për shkak të rritjes së vlerës së normës kumulative të incidencës. “Edhe pse vlerat e niveleve kumulative të incidencës në 14 ditët e fundit janë më të ulëta se në periudhën e mëparshme 14 ditore, nëse krahasojmë normat në bazë javore – trendi i regjistruar në shtatë ditët e fundit është shqetësues, duke treguar një rritje të sëmundshmërisë në pothuajse të gjitha komunat,” deklarouan nga Instituti i Shëndetit Publik.