KT MBAJTI TAKIM ME PARTNERËT E PROJEKTIT #LEC “KOMUNITETET E QËNDRUESHME TË ENERGJISË LOKALE”

Në kuadër të projektit #LEC “Komunitetet e qëndrueshme të energjisë lokale”, përmes video konferencës online të udhëhequr nga Komuna e Tuzit mbajtën takimet me partnerët e këtij projekti, më datat 30 shtator dhe 1 tetor 2020. Siç njoftojnë nga Komuna e Tuzit, gjatë konferencës partnerët e projektit patën mundësinë të prezantojnë organizatat e tyre dhe të diskutojnë rreth aktiviteteve dhe planit të punës. Komuna e Tuzit ne këtë projekt është udhëheqëse, ndërsa projekt partnerët janë: Confindustria Bari e Barletta-Andria-Trani, Komuna e Mirabellos si dhe Bashkia Tiranë. Buxheti total i projektit: 717.904.35 euro, kurse kohëzgjatja e projektit është 18 muej. Qëllimi i këtij projekti është të kontribojë në përmirësimin e efikasitetit të energjisë dhe përdorimit të energjisë së rinovueshme përmes zhvillimit të “komunitetit të konsumatorëve aktivë të energjisë lokale” (LEC) për të promovuar krijimin e modeleve të komunave të qëndrueshme, bazuara në veprimet lokale të frymëzuara me ndryshimi në sjelljen e përditshme të qytetarëve.

SHARE