NESËR SEANCA KONSTITUIVE E KUVENDIT

Seanca konstituive e thirrjes së re të Parlamentit të Malit të Zi, në të cilën duhet të zgjidhet kryetari i tij, do të mbahet nesër. Rendi i ditës parashikon përcaktimin e numrit të nënkryetarëve dhe zgjedhjen e nënkryetarit të parlamentit. Deputetët duhet të zgjedhin kryetarin dhe anëtarët e bordit administrativ të parlamentit malazez. Seanca e thirrjes së re të parlamentit u thirr nga Kryetari i përbërjes së mëparshme të Kuvendit, Ivan Brajoviq. Seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër Miodrag Lekiq si dhe nga më i riu Maksim Vuçiniq.

SHARE