NGA SOT, LIROHEN TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE

Foto: Ilustrim

Të gjitha llojet e derivateve të naftës në Mal të Zi do të lirohen nga sot, bëhet e ditur nga Ministria e Energjisë dhe Minierave.

Një litër Eurosuper 95 do të kushtojë 1,60 euro, tre centë më pak se deri më tani. Eurosuper 98 do të lirohet për dy centë, duke kushtuar 1,64 euro, ndërsa Eurodizeli do të kushtojë 1,89 euro, tre centë më pak.

Sipas çmimores së re, një litër vaj për ngrohje do të kushtojë 1,80 euro.

Nga Ministria bëjnë të ditur se llogaritja e çmimeve maksimale të shitjes me pakicë është bërë në përputhje me Rregulloren për mënyrën e përcaktimit të çmimeve maksimale të derivateve të caktuara të naftës.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi më 24 nëntor dhe do të vlejnë deri më 30 nëntor.

Llogaritja e radhës e çmimeve maksimale do të bëhet më 30 nëntor 2026, ndërsa çmimet e reja që do të zbatohen nga 1 dhjetori do të publikohen pas këtij procesi.

SHARE