Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t’i japë mbështetjen e nevojshme financiare Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, për të filluar punën për hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin.
Pas kësaj, ky projekt duhet të udhëhiqet nga Këshilli e të mbështetet nga Shqipëria edhe në Tuz, Guci e Plavë.
Këto projekte do të kenë rëndësi të veçantë në forcimin e trashëgimisë historike e kulturës së vyer të shqiptarëve në Mal të Zi.
“Ne do të vazhdojmë me përpjekjen e pakursyer për të qenë afër shqiptarëve në rajon”, tha Cakaj.