KOSOVA E SERBIA TAKOHEN NË SHTËPINË E BARDHË MË 2 SHTATOR

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

Ambasadori Grenell e bëri njoftimin të enjten në Twitter, por nuk dha hollësi të tjera.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti konfirmoi se më 2 shtator do të marrë pjesë në takimin e thirrur në Uashington.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq konfirmoi pjesëmarrjen e Serbisë në takimin e 2 shtatorit në Uashington , duke thënë se vendi i tij nuk është në pozicion për të refuzuar takime.

SHARE