FMN-ja PARALAJMËRON PËR RREZIQET E “EUROMODELIT”, KËRKOHET RISHIKIMI I MASAVE

Foto: predsjednik.me

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka konfirmuar shqetësimet e mëparshme të presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, lidhur me rreziqet që modeli ekonomik “Euromodel” mund të sjellë për financat publike, sistemin pensional dhe rritjen e çmimeve.

Nga Kabineti i presidentit bëjnë të ditur se FMN-ja ka paralajmëruar për rrezikun e rritjes së inflacionit, deficitit buxhetor dhe borxhit publik, si dhe për dobësimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë vendase.

Millatoviq kishte kërkuar më herët nga Qeveria një analizë të plotë ekonomike dhe fiskale të masave të propozuara, si dhe një vlerësim të qëndrueshmërisë së sistemit pensional.

Kabineti i presidentit i ka bërë thirrje Qeverisë të rifillojë dialogun me partnerët socialë, të heqë dorë nga shfuqizimi i kontributeve pensionale dhe të rishikojë propozimin për pagat minimale.

Sipas tyre, rritja e pagave duhet të shoqërohet me masa që garantojnë ruajtjen e vendeve të punës, stabilitetin financiar dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të ekonomisë.

SHARE