ALARMI I KUQ NË QENDËR DHE NË BREGDET TË MALIT TË ZI

 Foto: Shutterstock

Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji i Malit të Zi ka lëshuar alarm të kuq meteorologjik për rajonin qendror dhe bregdetin, si dhe alarm portokalli për veriun e vendit, për shkak të reshjeve të dendura, erërave të forta dhe mundësisë së motit të lig.

Sipas institutit, në pjesën qendrore priten erëra me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë, ndërsa reshjet mund të arrijnë të paktën 50 milimetra brenda 12 orëve.

Nuk përjashtohen as stuhi të shoqëruara me breshër.

Edhe në bregdet parashikohen erëra mbi 50 kilometra në orë, reshje të dendura prej të paktën 20 milimetrash brenda tri orëve, si dhe det i trazuar.

Gjithashtu, ekziston mundësia e stuhive dhe breshrit.

Kushte të paqëndrueshme atmosferike priten edhe në zonat kontinentale dhe malore, ku reshjet mund të arrijnë të paktën 50 milimetra brenda 24 orëve, ndërsa erërat do të kalojnë shpejtësinë prej 50 kilometrash në orë.

SHARE