Kandidati i Listës Studentore, Aleksandar Çupiq, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Serbisë me 140 vota.
Kundërkandidati i tij, Stojan Radenoviq, nga grupi parlamentar opozitar “Serbia fiton”, mori 97 vota.
Votimi u zhvillua në ditën e tretë të seancës konstituive.
Deputetët votuan hapur, një nga një, pasi iu thirr emri.
Pas votimit, Çupiq mori drejtimin e seancës.
“Më është besuar një nder dhe një përgjegjësi e madhe”, tha Çupiq në fjalimin e tij.
“Dialogu dhe toleranca duhet të bëhen pjesë e kulturës politike të secilit prej nesh”, shtoi ai.Çupiq më pas shpalli një pushim dyorësh.
Pas pushimit, Kuvendi pritet të zgjedhë nënkryetarin, anëtarët e organeve parlamentare të punës dhe anëtarët e delegacioneve të përhershme parlamentare pranë institucioneve ndërkombëtare.
Kuvendi pritet të emërojë edhe sekretarin e përgjithshëm.
Me zgjedhjen në krye të Kuvendit, Çupiq merr edhe detyrën e ushtruesit të detyrës së presidentit të Serbisë, pasi Aleksandar Vuçiq dha dorëheqje më 27 shtator, para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit.









