Foto: Portal ETV
Komisioni për Punë të Jashtme i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka miratuar nominimin e Peter McCoy-t për ambasador të ri amerikan në Mal të Zi.
Lajmi është konfirmuar për gazetën “Dan” nga Alison Aprahamian, zëvendësdrejtoreshë për komunikim e këtij komisioni, e cila bëri të ditur se vendimi është miratuar gjatë ditës.
Miratimi nga komisioni përbën një hap të rëndësishëm në procesin e emërimit të ambasadorit të ri amerikan në Podgoricë.
Megjithatë, McCoy ende nuk është emëruar zyrtarisht, pasi nominimi i tij duhet të marrë miratimin edhe nga Senati amerikan në përbërje të plotë.









