Foto: BE
Mali i Zi ka përmbushur të gjitha detyrimet në kuadër të kapitullit 24, që përfshin drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, dhe është i gatshëm për mbylljen e tij.
Kjo u bë e ditur pas vizitës dyditore në Bruksel të ministrit të Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, dhe ministrit të Drejtësisë, Bojan Bozhoviq.
Gjatë takimeve me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian u vlerësua përparimi i Malit të Zi në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe përmirësimin e sigurisë së brendshme.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme theksuan se mbi 80 për qind e detyrimeve në kapitullin 24 janë përmbushur për më pak se tre vjet.
Përfaqësuesit evropianë shprehën mbështetje për vazhdimin e negociatave, duke kërkuar ruajtjen e ritmit të reformave.
Ministrat theksuan se sundimi i ligjit, institucionet e pavarura dhe zbatimi i ligjeve mbeten thelbësore për përfundimin me sukses të rrugëtimit evropian të Malit të Zi.










