VON DER LEYEN: MBYLLJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT I KUSHTOI BE-së 127 MILIARDË EURO SHTESË

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka rënduar ndjeshëm shpenzimet energjetike të Bashkimit Evropian, duke shkaktuar 127 miliardë euro kosto shtesë për importin e naftës dhe gazit.

Gjatë samitit “WinWin Brussels Summit” në Bruksel, Von der Leyen theksoi se ndërprerja e qarkullimit në këtë rrugë të rëndësishme detare ka sjellë pasoja të mëdha ekonomike për vendet evropiane.

“Evropa ka shpenzuar 127 miliardë euro më shumë për importin e lëndëve djegëse fosile, pa përfituar asnjë sasi shtesë energjie. E gjithë kjo kosto është pasojë e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit”, deklaroi ajo.

Kreu i Komisionit Evropian paralajmëroi gjithashtu për rreziqet që sjell varësia e Evropës nga importet e energjisë, duke theksuar se kjo e bën kontinentin më të ekspozuar ndaj krizave dhe tronditjeve ndërkombëtare.

“Kur importojmë naftë dhe gaz, bashkë me to rrezikojmë të sjellim edhe pasojat e krizave dhe tronditjeve ndërkombëtare”, u shpreh Von der Leyen.

SHARE