Dy persona kanë humbur jetën dhe mbi 3 000 banorë janë evakuuar në Stamboll si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.
AA raportoi sot se viktimat janë një grua 34-vjeçe, e cila ndërroi jetë në spital, dhe një adoleshent 14-vjeçar, i cili humbi jetën nga goditja elektrike në një pellg me ujë.
Mijëra punonjës të emergjencës janë angazhuar në operacionet e shpëtimit, ndërsa disa rrugë janë mbyllur dhe dhjetëra fluturime janë anuluar.
Mësimi është pezulluar në disa qytete, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme për shkak të rrezikut nga përmbytjet.








