SPAJIQ: PROCESI I BERLINIT MBETET KYÇ PËR TË ARDHMEN EVROPIANE TË RAJONIT

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, deklaroi se Procesi i Berlinit mbetet një nga nismat më të rëndësishme për bashkëpunimin rajonal dhe afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Ai falënderoi Gjermaninë dhe kancelarin Friedrich Merz për mbështetjen dhe besimin e dhënë gjatë kryesimit malazez të nismës, ndërsa i uroi Austrisë dhe kancelarit Christian Stocker sukses në marrjen e presidencës së radhës.

Spajiq theksoi se Mali i Zi e konsideron nder drejtimin e kësaj nisme, e cila synon forcimin e lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimit rajonal në rrugën drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

SHARE