Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i ka cilësuar sulmet hibride të Rusisë si shenjë dobësie, duke theksuar se Aleanca nuk do të lejojë që provokimet e Moskës ta largojnë vëmendjen nga mbështetja për Ukrainën.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Talin me kryeministrin estonez, Kristen Michal, Rutte deklaroi se NATO do të reagojë kur të jetë e nevojshme, ndërsa do të vazhdojë investimet në mbrojtje dhe do të sigurojë ndihmën e nevojshme për Kievin.
Nga ana e tij, Michal theksoi se taktikat frikësuese të presidentit rus, Vladimir Putin, synojnë të shpërqendrojnë vendet evropiane nga lufta në Ukrainë, por garantoi se mbështetja për këtë vend do të rritet dhe nuk do të zvogëlohet.
Paralajmërimet vijnë në një kohë kur sulmet ruse kanë lënë të paktën 600 mijë njerëz në Ukrainë pa energji elektrike.








