Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka caktuar për 24 shtator një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku deputetët do të votojnë për iniciativën e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) për shkarkimin e tij.
Seanca, e kërkuar nga 29 deputetë, do të nisë në orën 12:00.
PDS-ja e ka paraqitur iniciativën pas vendimit të Mandiqit për të shprehur publikisht ngushëllime me rastin e vdekjes së Ratko Mlladiqit, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera lufte.









