Foto: Ministria e Çështjeve Evropiane / MEP
Ministrja e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq, deklaroi se vendi ka miratuar dhe i ka dorëzuar Komisionit Evropian qëndrimet negociuese për nëntë kapituj, ndërsa gjashtë të tjerat pritet të dorëzohen deri në fund të shtatorit.
Podgorica synon që deri në përfundim të presidencës irlandeze të Këshillit të BE-së të mbyllë të gjithë kapitujt negociues përmes disa konferencave ndërqeveritare.
Gorçeviq theksoi se përshpejtimi i procesit të anëtarësimit nuk nënkupton ulje të standardeve apo trajtim të veçantë, por zbatim të parimit të meritës në të dyja drejtimet.
Ajo përsëriti synimin që Mali i Zi të bëhet anëtar i plotë i BE-së deri në vitin 2028 dhe tha se rreth 70 për qind e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në Union.
Sipas saj, krahas përmbylljes së negociatave, vendi po përgatitet edhe për detyrimet e anëtarësimit përmes forcimit të administratës publike dhe kapaciteteve institucionale.
Gorçeviq vlerësoi se paketa e ardhshme e zgjerimit do të jetë një moment i rëndësishëm politik për Malin e Zi dhe BE-në.










