FATURA MESATARE E ENERGJISË NË KORRIK ISHTE 42.36 EURO

Foto: Ilustrim

Fatura mesatare e energjisë elektrike për amvisëritë në Mal të Zi gjatë muajit korrik ishte 42.36 euro, njoftoi Elektroekonomia e Malit të Zi. 

Sipas të dhënave të EEMZ, amvisëritë në korrik konsumuan 147.78 milionë kWh energji elektrike, që paraqet një rritje prej 23.94 për qind krahasuar me qershorin, ndërsa në raport me korrikun e vitit të kaluar, konsumi u rrit me 2.75 për qind.

Fatura mesatare më e ulët u regjistrua në Plavë, me 21.42 euro, ndërsa më e larta në Ulqin, ku fatura mesatare ishte 69.62 euro.

Sipas tyre, 55.60 për qind e amvisërive do të kenë faturë deri në 30 euro, 19.74 për qind nga 30 deri në 50 euro, ndërsa 17.38 për qind nga 50 deri në 100 euro.

Faturë mbi 100 euro do të kenë 7.28 për qind e amvisërive.

SHARE