BESHOVIQ: TË GJITHA KAPACITETET NË GATISHMËRI, SITUATA MË E QËNDRUESHME

Budva, 11. avgusta 2025. - Požar na prevoju Kufin, u delu od Buljarice prema Baru još nije ugašen ali je pod kontrolom, izjavio je komandir Službe zaštite i spašavanja Budva Dragan Božoviæ. Tokom noæi vetar je raširio požar preko magistrale i bile su ugrožene kuæe, ali je brzom intervencijom vatrogasaca zaustavljen. FOTO TANJUG/ Mediabiro/ bg

Foto: RTV

Sipas të dhënave të mëngjesit nga Qendra Operative e Komunikimit 112 e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, situata me zjarret në Mal të Zi është më e qëndrueshme, ndërsa të gjitha vatrat aktive janë nën kontroll.

Kështu deklaroi Miodrag Beshoviq, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në Herceg Novi, Ulqin, Kotorr, Danillovgrad, Kollashin dhe Tivar, të gjitha zjarret janë nën kontroll, ndërsa zjarret në Tivar janë shuar një ditë më parë.

Beshoviq theksoi se situata është nën kontroll, por niveli i gatishmërisë dhe kujdesit mbetet maksimal.

Të gjitha shërbimet janë të gatshme të reagojnë menjëherë në rast të ndryshimit të situatës në terren.

Ndërkohë, dronët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe të Policisë së Malit të Zi kanë kryer gjatë ditës së djeshme monitorim intensiv të terrenit për zbulimin e zjarreve dhe personave të dyshimtë.

Ky aktivitet do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.

Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet zonave ku zjarret kanë qenë aktive ditët e fundit, për shkak të temperaturave të larta, bimësisë së thatë dhe rrezikut të riaktivizimit të vatrave.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, së bashku me shërbimet e mbrojtjes dhe shpëtimit, Policinë e Malit të Zi, Ushtrinë e Malit të Zi dhe institucionet e tjera, do të vazhdojë koordinimin e aktiviteteve për monitorimin dhe reagimin ndaj zjarreve.

SHARE