Foto: Ilustrim
Nga sot, në Mal të Zi kanë hyrë në fuqi çmimet e reja maksimale të shitjes me pakicë për derivatet e naftës.
Sipas vendimit të ri, çmimi i Eurodizelit është 1,65 euro për litër. Eurosuper 95, arrin çmimin 1,65 euro për litër, ndërsa çmimi i Eurosuperit 98 mbetet i pandryshuar, në 1,68 euro për litër.
Ndërkohë, vaji për ngrohje është shtrejtuar me 12 cent dhe kushton 1,70 euro për litër.
Ministria e Energjisë dhe Minierave ka bërë të ditur se ndryshimi i çmimeve është bërë në bazë të vendimit të Qeverisë për akcizat mbi benzinën pa plumb dhe vajrat e gazit.
Sipas ministrisë, qëllimi i masës është ulja e barrës fiskale dhe sigurimi i furnizimit më të favorshëm për qytetarët dhe ekonominë, duke ruajtur stabilitetin e tregut të derivateve.
Llogaritja e radhës e çmimeve do të bëhet më 27 korrik, ndërsa çmimet e reja eventuale do të zbatohen nga 28 korriku.










