Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Konferenca e radhës Ndërqeveritare mes Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian do të mbahet më 14 korrik, menjëherë pasi Irlanda të marrë kryesimin gjashtëmujor të Këshillit të BE-së më 1 korrik.
Ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq, tha se kjo dëshmon ritmin e përshpejtuar të negociatave të anëtarësimit dhe mbështetjen e vendeve anëtare për rrugën evropiane të Malit të Zi.
Gjatë vizitës në Dublin, Gorçeviq u takua me ministrin irlandez për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen, Thomas Byrne, si dhe me kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Parlamentit të Irlandës, Barry Ward.
Zyrtarët irlandezë riafirmuan mbështetjen për përfundimin e negociatave të anëtarësimit të Malit të Zi dhe përgatitjen e Traktatit të Anëtarësimit.
Gorçeviq theksoi se Mali i Zi synon të mbyllë të gjithë kapitujt negociues dhe të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian deri në fund të vitit 2028, ndërsa Irlanda u zotua se gjatë presidencës së saj do të mbështesë zgjerimin e BE-së dhe avancimin e vendeve kandidate në bazë të meritave dhe reformave.










