SHËRBIME SHËNDETËSORE NË BLLOK V, TUZ DHE ZETË GJATË FESTËS SË 21 DHE 22 MAJIT

Foto: dzpg.me

Gjatë festës shtetërore më 21 dhe 22 maj 2026, qytetarët do të marrin shërbime shëndetësore në objektet Bllok V, Tuz dhe Zetë.

Në Bllok V do të funksionojnë mjekët për të rritur dhe fëmijë në dy ndërrime, nga ora 07:00 deri në 14:00 dhe nga 14:00 deri në 21:00.

Në Tuz dhe në Zetë (Gollubovc), mjekët për të rritur do të punojnë nga ora 07:00 deri në 15:00.

Qendra për diagnostikë laboratorike në Bllok V do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në 21:00, ndërsa marrja e mostrave në shtëpi do të vazhdojë si zakonisht.

Shërbimi i patronazhit do të funksionojë sipas orarit të rregullt, nga ora 07:00 deri në 19:00.

SHARE