Foto: Ora News
Besimtarët katolikë në mbarë botën sot shënojnë Të Premten e Madhe, ditën e kujtimit të mundimeve dhe vdekjes së Jezu Krishtit.
Kjo ditë është pjesë e Javës së Madhe dhe konsiderohet një nga datat më të rëndësishme në kalendarin liturgjik të krishterë.
Të Premten e Madhe është e vetmja ditë gjatë vitit kur nuk kremtohet mesha eukaristike.
Në kishat katolike nuk bien kambanat, ndërsa altari mbetet i zhveshur nga zbukurimet, si shenjë reflektimi dhe përkujtimi të vuajtjeve të Jezusit.
Besimtarët marrin pjesë në rite të veçanta, duke përfshirë lutje dhe adhurim, ndërsa rikujtohen ngjarjet që çuan deri në kryqëzimin e Krishtit, përfshirë gjykimin e tij, rrugën drejt Golgotës dhe vdekjen në kryq.
Sipas traditës së krishterë, kjo ditë pasohet nga heshtja dhe përkushtimi shpirtëror, ndërsa kulmi i festimeve të Pashkëve arrihet me Ringjalljen, që kremtohet të dielën.
Në këtë ditë, për besimtarët është i detyrueshëm agjërimi dhe abstenimi nga ushqimet e caktuara.
Gjithashtu, në Të Premten e Madhe besimtarët ngjyrosin vezët e Pashkëve, të cilat simbolizojnë jetën e re dhe ringjalljen e Jezu Krishtit.










