Foto: Ilustrim
Sipas të dhënave të Monstat, paga mesatare neto në Mal të Zi në shkurt ka qenë 1.025 euro, që paraqet një ulje prej 1 euro krahasuar me janarin.
Paga më e lartë mesatare është regjistruar në sektorin e financave dhe sigurimeve, me 1.623 euro.
Paga bruto mesatare për të njëjtën periudhë ishte 1.225 euro. Në krahasim me janarin, pagat kanë shënuar një rënie të lehtë prej 0,1%, ndërsa krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar janë rritur me 2,3%.
Megjithatë, për shkak të rritjes së çmimeve prej 0,2%, pagat reale kanë shënuar rënie prej 0,3%.
Pagat janë rritur në 8 nga 19 sektorë, kanë rënë në 10 dhe në një sektor kanë mbetur të pandryshuara.
Pagat më të larta përveç financave janë në furnizimin me energji elektrike (1.456 €), informacion dhe komunikim (1.314 €), si dhe në pasuri të paluajtshme dhe miniera.
Pagat më të ulëta janë regjistruar në shërbimet administrative (844 €) dhe në sektorin e artit, argëtimit dhe rekreacionit (898 €).










