Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik përfunduan analizën PCR të 426 mostrave për koronavirusin e ri në 24 orët e fundit, ndër të cilat 64 rezultate ishin pozitive.
Numri i përgjithshëm i gjetjeve pozitive të përpunuara në Gjermani është 475.
Numri i rasteve aktive në Mal të Zi është aktualisht 1453.
Pacientë të rinj sipas bashkive janë:
Podgoricë: 46
Cetijë: 6
Kotor: 4
Beranë: 2
Tivar: 2
Bijello Pole: 2
Nikshiq: 1
Budva: 1
Gjatë ditës, një tjetër vdekje u konfirmua tek një pacient nga Bijello Pole, vdekja e të cilit është raportuar më parë.
Në dy vdekje në të cilat shkaku i vdekjes dyshohej se kishte lidhje me koronavirusin e ri, rezultati ishte negativ.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit që nga COVID19, është 16.
U konfirmua se janë shëruar 18 persona të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 33.
“Analizat e mostrave të dërguara në Gjermani janë përpunuar dhe rezultatet aktualisht janë duke u futur në bazën e të dhënave të Institutit. Numri i përgjithshëm i gjetjeve pozitive të përpunuara në Gjermani është 475,” thuhet në deklaratën e Institutit të Shëndetit Publik.
Të rikujtojmë që 2,000 mostra janë dërguar në Gjermani për analiza.
Duke marrë parasysh të ndjerit dhe të shëruarit, numri i rasteve të infektuara me COVID19 në Mal të Zi aktualisht është 1453.
Shumica e të infektuarve të sapoardhur janë kontakte të rasteve të regjistruara më parë.