PAPA UROI DITËN E SHTETËSISË SË MALIT TË ZI

Kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku i dërgoi urime Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, me rastin e 13 korrikut – Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi.

“Shkëlqesia Juaj, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi, ju dërgoj urime juve dhe bashkëqytetarëve tuaj. Në lutjet e mia që të gjithë të gëzoni prosperitet, stabilitet dhe paqe, bëj thirrje për bekimet e Zotit të plotfuqishëm për popullin tuaj”, thuhet në urimin e Papa Françeskut.

SHARE