SEEBASS: KOSOVA VOTON PËR HERË TË DYTË KËTË VIT, DIALOGU POLITIK MBETET I NGECUR

Kosova shkon sërish në zgjedhje pas vetëm disa muajsh, por perspektiva e një qeverie të qëndrueshme mbetet e paqartë.

Ekspertja gjermane për Ballkanin, Frauke Seebass, vë në dukje se polarizimi politik dhe mungesa e kompromisit mes partive kanë dëmtuar reputacionin ndërkombëtar të Kosovës këtë vit.

Partia “Vetëvendosje” e Albin Kurtit kërkon shumicë për të qeverisur vetë ose me pakicat, por partitë opozitare refuzojnë të hyjnë në koalicion. Kjo situatë mund të çojë sërish në bllokim politik, sidomos nëse rezultati zgjedhor është i ngushtë.

Për BE-në, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe mbetet thelbësor për integrimin e Kosovës.

Frauke Seebass thekson se progresi mund të arrihet vetëm nëse qeveria tregon vullnet politik dhe bashkëpunim me opozitën.

Ekspertja gjithashtu nënvizon se veprimet njëanshme të Kurtit, mungesa e dialogut dhe tensionet me Serbinë kanë penguar integrimin e Kosovës në BE dhe kanë dëmtuar besueshmërinë ndërkombëtare të vendit.

Kosova mbetet vendi më i varfër në Evropë dhe i vetmi shtet ballkanik pa statusin e kandidatit për BE, duke treguar nevojën urgjente për kompromis dhe stabilitet politik.

SHARE