OKT: NË MAL TË ZI AKTUALISHT QËNDROJNË 167,000 TURISTË

Foto: Ilustrim

Në Malin e Zi, më 21 gusht, sipas të dhënave jozyrtare të organizatave lokale turistike, ishin 167 mijë turistë, 2.5% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Turistët më së shumti ishin në Budvë, Ulqin, Herceg Novi dhe Tivar, ndërsa dominonin vizitorët nga rajoni, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Polonia, Turqia dhe Izraeli.

Të dhënat zyrtare të Monstat për sezonin veror janë për muajin qershor, ku ishin regjistruar 342 mijë turistë, me një rritje prej 7% krahasuar me vitin e kaluar.

Që nga fillimi i vitit deri më 20 gusht, të ardhurat nga taksat turistike dhe taksa e qëndrimit arritën 2.78 milionë euro, 2.6% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sezoni turistik ishte i suksesshëm edhe për Parkun Kombëtar të Malit të Zi, me rreth 30% më shumë vizitorë se në vitin paraprak.  

Pas sezonit veror, pritet një periudhë intensive promovimi, përfshirë pjesëmarrjen në panaire, fushata digjitale dhe vizita të mediave.

Gjithashtu, vazhdon projekti Montenergo Quality për certifikimin e subjekteve turistike që plotësojnë standarde të larta.

SHARE