MALI I ZI MIRATON LIGJIN PËR MODERNIZIMIN DHE PROFESIONALIZIMIN E ADMINISTRATËS PUBLIKE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar Ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për nëpunësit dhe punonjësit shtetërorë, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe profesionalizimit të administratës publike.

Me miratimin e këtij Ligji, siç është bërë e ditur, krijohen themelet për ndërtimin e një administrate publike profesionale, të përgjegjshme dhe efikase – në shërbim të qytetarëve!

Me rastin e miratimit të Ligjit, ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, deklaroi se Ministria e Administratës Publike shpreh mirënjohje për partnerët evropianë për mbështetjen dhe për deputetët për debatin konstruktiv rreth Ligjit që përfaqëson themelin për një administratë shtetërore moderne dhe profesionale në Mal të Zi.

“Punimet për përgatitjen e ndryshimeve të Ligjit kanë zgjatur për një periudhë më të gjatë kohore, me synimin që të propozohen zgjidhje cilësore, të harmonizuara me praktikat më të mira evropiane dhe të përshtatura me nevojat dhe sfidat bashkëkohore. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është i qartë – të përmirësohet politika kadrovike në organet shtetërore, të sigurohet që kuadrot më të mira të njihen dhe të shpërblehen, si dhe që shërbimi shtetëror të jetë në funksion të qytetarëve në kapacitet të plotë, e jo në funksion të interesave të individëve apo strukturave politike”, theksoi ai.

SHARE