Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se pavarësia e Malit të Zi duhet të respektohet, duk shtuar se vendi i tij gjithmonë do ta përkrah popullin serbë dhe kishën ortodokse serbe në Mal të Zi.
Vuçiq për median e Beogradit “Novosti” ka theksuar se Serbia në javën e kaluar i ka përkrahur shoqatat serbe në Mal të Zi me 1.7 milion euro dhe se do ti ndihmojë edhe më tepër. Siç ka theksuar ai, pavarësia e Malit të Zi duhet të respektohet.
“Kemi pasur pushtet të pa aftë të cilët nuk kanë ditë të udhëheqin fushatën dhe me 46% të ruajnë Bashkësinë shtetërore të Malit të Zi dhe Serbisë. Kjo ruajtje ka qenë e rëndësishme edhe për shkak të Kosovës” , ka theksuar Vuçiq.
Ai ka shtuar se nuk do të thotë asnjë fjalë se si do të ishte situata sikur shtetin ta kishin kryesuar individët më serioz.