Kryetari i Alternativës Shqiptare dhe njëherësh Kryetar i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, tha se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Për shkak të gjithçkaje nëpër të cilën kaloi Mali i Zi gjatë pandemisë së koronavirusit,” tha Gjeloshaj.
Ai tha se përvoja e tij që ka pasur gjatë administrimit të situatës së COVID19 në Komunën e Tuzit tregon se e njëjta situatë mund të ndodhë në pjesën e dytë të vitit.
“Ideja ime është të shfrytëzojmë datën e parë të mundshme për t’u dhënë qytetarëve të drejtën të zgjedhin se kush do të drejtojë vendin,” u tha Gjeloshaj gazetarëve pas konsultime me Presidentin Gjukanoviq.