PAGA MESATARE NË MARS ISHTE 1.003 EURO

Foto: Ilustrim

Paga mesatare bruto në Mal të Zi gjatë muajit mars 2025 ishte 1.195 euro, ndërsa paga mesatare neto (pa tatime dhe kontribute) arriti në 1.003 euro, njoftoi Drejtoria për Statistika – MONSTAT.

“Paga mesatare neto në mars, krahasuar me shkurtin, u rrit me 0,1 për qind, ndërsa në krahasim me marsin e vitit të kaluar, pati një rritje prej 21,6 për qind. Duke pasur parasysh se çmimet e konsumit në mars krahasuar me shkurtin janë rritur me 0,3 për qind, del se pagat reale për këtë periudhë kanë shënuar një rënie prej 0,2 për qind”, theksohet nga MONSTAT.

Sipas sektorëve të veprimtarisë, pagat neto në mars, krahasuar me muajin paraprak, u rritën në këto sektorë:

  • Pasuri të paluajtshme (17%)
  • Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (4,6%)
  • Akomodim dhe shërbim ushqimi (4,5%)
  • Aktivitetet financiare dhe sigurimet (3,4%)
  • Furnizimi me ujë, trajtimi i ujërave të ndotura dhe mbeturinave (2,5%)
  • Informim dhe komunikim (1,9%)
  • Ndërtimtari (1,8%)
  • Transport dhe magazinim (1,5%)
  • Aktivitetet administrative dhe shërbime ndihmëse (0,4%)
  • Aktivitetet e tjera shërbyese (0,3%)
  • Mbrojtja shëndetësore dhe sociale (0,2%)
  • Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (0,1%)

Rënie të pagës mesatare kanë shënuar sektorët:

  • Furnizimi me energji elektrike, gaz dhe ajër të kondicionuar (−5,2%)
  • Aktivitetet artistike, argëtuese dhe rekreative (−4,8%)
  • Nxjerrja e mineraleve dhe gurëve (−2,6%)
  • Industria përpunuese (−2,1%)
  • Administrata shtetërore dhe mbrojtja: sigurimi shoqëror i detyrueshëm (−1,6%)
  • Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (−0,6%)
  • Arsimi (−0,2%).
SHARE