Foto: Shutterstock
Të gjitha llojet e karburanteve do të lirohen me tetë cent nga mesnata, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave.
Nga data 23.04.2025 do të aplikohen çmimet e mëposhtme të derivateve të naftës:
BMB 98 1,43 euro/l (-0,08)
BMB 95 1,39 euro/l (-0,08)
Eurodizel 1,28 euro/l (-0,08)
Nafta për ngrohje 1,22 eur/l (-0,08)
Ndryshimet e fundit në çmimet e karburanteve ishin më 8 prill, kur të gjitha llojet e karburanteve u rritën me një deri në tre cent.
Sipas dispozitave të Rregullores për mënyrën e përcaktimit të çmimeve maksimale me pakicë të derivateve të naftës, llogaritja e radhës do të bëhet më 5 maj, ndërsa vlerat e mundshme të ndryshuara të derivateve të naftës do të jenë të vlefshme nga 6 maji.