Foto: Reuters
Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar se ka marrë një letër nga presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq, ku kërkon një opinion zyrtar për pajtueshmërinë e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në përputhje me çështjet ligjore të BE-së.
Këtë e ka konfirmuar për TVMZ zëdhënësi i KE-së, Guillaume Mercier, duke theksuar se komisioni do të përgjigjet në kohën e duhur.
“Ajo që mund të themi është se jemi njohur me Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme që Mali i Zi nënshkroi me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ne mund të konfirmojmë marrjen e letrës dhe do të përgjigjemi në kohën e duhur. Me kërkesë të Malit të Zi, Komisioni sigurisht që mund ta vlerësojë këtë marrëveshje në raport me çështjet ligjore të BE-së”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.