KOMUNA E TUZIT DO TË REFUZOJË KTHIMIN E TAKSAVE KOMPANISË SË PLANTACIONEVE

Administrata Lokale e të Ardhurave e Komunës së Tuzit do të refuzojë kthimin e taksave të kompanisë së plantacioneve, sepse, siç besojnë, vlera e parealizuar e pasurisë vlerësohet më saktë në 0.56 euro për metër katror. “Ata vetë kanë pranuar në disa raste, publikisht, se vlerësimi i tokës është shumë herë më i lartë. Ne kemi disa mosmarrëveshje pronësore me ta, ku ata nuk pajtohen për shpronësim për 30 euro për metër katror, ​​dhe këtu, si bazë për përcaktimin e taksës, ata paraqesin një raport ku thuhet se 0,56 cent është vlera e pasurisë. Ata do të duhej të kontrollonin librat e biznesit dhe të rrisnin vlerën e kompanisë së tyre dhe të paraqisnin realisht pronën në mënyrë që të siguronin kushtet që Komuna e Tuzit të përcaktojë ligjërisht taksën e pasurive të patundshme, në përputhje me Ligjin dhe rregulloren për kriteret e hollësishme dhe metodologjinë për përcaktimin e vlerës së tregut të pasurive të patundshme. Nëse çmimi i tregut të një metri katror të tokës nuk mund të përcaktohet në mënyrat e përcaktuara, ai bëhet nga një ekspert i autorizuar “, deklaroi Sekretari për Financat e Komunës së Tuzit, Emin Haxhi. Ai beson se do të hasin në mirëkuptim në menaxhimin e plantacionit. “Theksojmë hapur dhe publikisht që besojmë se nuk ka asnjë vend që ka vlerë 0.56 euro. Ne e dimë këtë përmes shpronësimit të bërë nga vlerësuesit e pavarur, për ta vlerësuar me një çmim më të lartë, domethënë të mos ketë vlerësime më pak se 12 euro, 25 dhe madje 57 euro në Komunën e Tuzit,” tha Haxhi. Ai i’u sygjeroi që të gjejnë një ekspert të pavarur i cili do të ju tregojë vlerën e pronës.

SHARE