KE MBËSHTET MARRËVESHJEN MELONI-RAMA PËR RIATDHESIMET

Foto: Reuters

Komisioni Europian mbështet marrëveshjen e nënshkruar me Shqipërinë për qendrat e emigrantëve jashtë BE, në pritje të vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë për vendet e sigurta në të cilat mund të kryhen procedurat e menjëhershme të dëbimit.

Këtë e konfirmoi të hënën Komisioneri për Çështjet e Brendshme të BE, Magnus Brunner, gjatë një interviste për Ansa, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi protokollin e nënshkruar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe homologu i saj në Tiranë, Edi Rama.

“Italia është një partner shumë i rëndësishëm për ne në çështjen e emigracionit dhe riatdhesimeve – tha Komisioneri i BE-së. Mendoj se Italia po përpiqet të gjejë mënyra të reja për ta bërë marrëveshjen funksionale”.

Plani i ri i Azilit dhe emigracionit duhet të hyjë në fuqi në vitin 2026, në të cilin qendrat në territor jo të BE-së, siç është Shqipëria mund të kenë një kuadër ligjor komunitar.

“Ne duhet të punojmë së bashku për të gjetur zgjidhje që funksionojnë në praktikë dhe tani po punojmë për krijimin e një kuadri ligjor për të mbështetur 27 vendet anëtare në kryerjen e riatdhesimeve në mënyrë efektive, kështu që ne ndajmë plotësisht këtë objektiv”, thotë komisioneri.

SHARE