GJELOSHAJ: NUK DO TË LEJOJMË QË DISA INDIVIDË TË SHKATËRROJNË EKONOMINË E ULQINIT DHE QYTETARËT E SAJ

Foto: Facebook

Nuk do të lejojmë kompensim, domethënë nuk do të lejojmë që disa persona të shkatërrojnë ekonominë e Ulqinit dhe të qytetarëve të saj për shkak të humbjes së Budvës, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj.

Ai u shpreh kështu pasi u njoftua se tenderi për dhënien me qira të plazheve do të shpallej deri në fund të kësaj jave.

„Një foto se si ka qenë në Tuz në shkurt të vitit 2021 në mbrojtje të ekonomisë së komunës së Tuzit. Një gjë e tillë duket që së shpejti do të ndodhë edhe në Ulqin, në mbrojtje të ekonomisë së komunës së Ulqinit! Unë do të qëndroj me qytetarët dhe ekonominë e Ulqinit!!! Nuk do të lejojmë kompensim, domethënë nuk do të lejojmë që disa persona të shkatërrojnë ekonominë e Ulqinit dhe të qytetarëve të saj për shkak të humbjes së Budvës,“ thuhet në komunikatën e Gjeloshajt në Facebook.

Më herët gjatë ditës së sotme, ministri i Planifikimit Hapësinor, Urbanistikës dhe Pronës Shtetërore, Sllaven Radunoviq, tha se me vendimin e djeshëm Qeveria ka iniciuar një proces që të ndalet reketimi dhe të sigurohet që shteti të mos diskriminojë askënd për qiratë e plazheve.

„Qiramarrësit e vjetër të plazhit i shohin kontratat sikur ua ka lënë dikush”, tha Radunoviq.

Ai thotë se është i befasuar edhe nga reagimet e përfaqësuesve të disa komunave dhe anëtarëve të Qeverisë, të cilët kërkuan vazhdimin e kontratave të qiramarrësve të vjetër.

SHARE