MILLATOVIQ: MALI I ZI DO TË VAZHDOJË TË MBËSHTESË PAQEN GJITHËPËRFSHIRËSE NË LINDJEN E MESME

Foto: Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Presidentit të Malit të Zi / Kancelarija za odnose sa javnošću predsjednika Crne Gore

Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit është një lajm i shkëlqyer, që vjen pas 15 muajsh konflikti në të cilin janë vrarë dhjetëra mijëra civilë të pafajshëm, tha presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq.

“Armëpushimi do të lejojë lirimin eventual të pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi dhe do të lejojë banorët e zhvendosur të Gazës të kthehen në shtëpitë e tyre, por një periudhë e vështirë dhe e gjatë rindërtimi është përpara. Mali i Zi do të vazhdojë të mbështesë një paqe gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme bazuar në një zgjidhje me dy shtete dhe mbetet e përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Izraelin dhe Palestinën,” tha Millatoviq.

SHARE