FORMOHET EKIPI OPERACIONAL PËR TË MBËSHTETUR QYTETARËT E CETINËS

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Në takimin e sotëm mes kryeministrit Millojko Spajiq dhe kryetarit të Cetinës, Nikolla Gjurashkoviq, është rënë dakord që të formohet një Ekip Operacional për mbështetjen e qytetarëve pas tragjedisë në Cetinë, i përbërë nga përfaqësues të të gjitha institucioneve përkatëse.

“Pjesëmarrësit e takimit shprehën shqetësimin për gjendjen emocionale të të gjithë qytetarëve të Cetinës, veçanërisht të familjeve të viktimave, fëmijëve dhe të rinjve. Një nga konkluzionet kryesore ishte se nevojitet një mbështetje afatgjatë dhe gjithëpërfshirëse për të ndihmuar shoqërinë të rimëkëmbet nga pasojat e kësaj ngjarje tragjike. Të gjithë të pranishmit theksuan rëndësinë e veprimit të përbashkët nga të gjitha nivelet e qeverisë dhe organizatave të shoqërisë civile dhe ranë dakord që të formohet një Ekip Operacional i përbërë nga përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante”, njofton Qeveria.

Siç thanë ata, me iniciativë të kryetarit Gjurashkoviq, sot në Cetinë është mbajtur një takim, në të cilin janë diskutuar programet specifike të mbështetjes së vazhdueshme psikosociale për të gjitha kategoritë e popullsisë, si dhe masat për monitorimin e shëndetit mendor pas tragjedisë e ndodhur më 1 janar.

SHARE