Foto: Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, pritet që më 20 Dhjetor, të premten, të mbajnë një seancë të përbashkët.
Deputetëve të Kuvendit pritet tu pritet t’u adresohen edhe kryeministrat e dy vendeve ai i Kosovës Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.
Seanca është caktuar në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, që është mbajtur të hënën.
Nga Kuvendi i Shqipërisë në Kosovë të premten pritet të jenë rreth 60 deputetë.
Kusari-Lila ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë është diskutuar edhe për mbajtjen e një seance për votim të marrëveshjeve ndërkombëtare.