SHTETASI SERB POZITIV NË KORONA U TRANSFERUA NË SERBI

Një shtetas serb, tek i cili mbas një aksidenti rrugore në Mal të Zi u zbulua koronavirusi, u transportua në Serbi me helikopter këtë mëngjes për trajtim të mëtutjeshëm. Pacienti nga Serbia, është shofer i transportit të mallrave, i cili hyri në Mal të Zi më 18 maj. Nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmuan dje se testimet e përsëritura përcaktuan që pacienti nga Serbia ishte pozitiv me koronavirus. Pasi që ky pacient ishte trajtuar në Spitalin e Bijello Poles, si dhe në Spitalin në Risan dhe Qendrën Klinike, një pjesë e stafit mjekësor nga këto institucione shëndetësore janë në izolim. Gjithashtu, punëtorët e shërbimeve të tjera që ishin në kontakt me pacientin janë në izolim.

SHARE