Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi uroi 21 maj – Ditën e Pavarësisë.
“Ambasada e SHBA në Podgoricë u uron të gjithë qytetarëve të Malit të Zi Ditën e Pavarësisë!”, thuhet në profilin në Facebook të Ambasadës.
Ata tregojnë se Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë me Malin e Zi.
“Ndërsa të gjithë po rimëkëmbemi nga pandemia e Covid19, dijeni që Shtetet e Bashkuara, si miku juaj, partneri dhe aleati, janë me ju – Malin e Zi, si në kohë krize, ashtu edhe në kohë përparimi”, theksuan nga Ambasada e SHBA.