NREKIQ URON DITËN E PAVARËSISË SË MALIT TË ZI

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq ka uruar qytetarët e Ulqinit me rastin e 21 majit – Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi.

“Në këtë ditë të shënuar, në këtë përvjetor, ju përcjell urimet më të përzëmërta. Dita e Pavarësisë, është njëra nga ditët më të rëndësishme në historinë moderne të Malit të Zi. Vendi është anëtar i NATOS dhe me hapa të sigurtë ecën drejtë integrimit në Bashkimin Evropian. Mali i Zi si shtet i harmonise multietnike, jep një kontribut të çmuar në forcimin e paqës, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjërë. Sigurisht që na presin dhe shumë punë të tjera të cilat  kërkojnë përpjekje të përbashkëta të të gjithë akterëve shoqëroro-politik. Uroj që përpara sfidave të tjera të mbizotërojë uniteti i përgjithshëm. Urime dhe Gëzuar!”, thuhet ne urimin e Nrekiqit.

SHARE