Podgorica do të ketë vende të reja parkimi në disa lokacione, thanë nga Shërbimi i Parkingut, duke theksuar se çmimet e parkimit nuk do të ndryshojnë.
Ndërmarrja e qytetit vëren se bllokimet e trafikut janë reduktuar duke zgjeruar kapacitetet në zonat e parkimit dhe duke hapur të reja në qendër të qytetit.
Shërbimi i parkimit i Podgoricës ka rreth 6900 vende dhe ky numër do të rritet me ndërtimin e garazheve nëntokësore dhe parkingjeve të reja në qendër të qytetit më të gjerë, ka thënë për „Gradska RTV“ ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Parkingut, Alija Hamziq.
„Për të reduktuar bllokimin e trafikut, nuk mjaftojnë parkingjet e reja, por qytetarët duhet të kontribuojnë duke përdorur më shumë transportin publik dhe më pak veturat private,“ përfundoi Hamziq.