NËNKRYETARI CAMAJ PRITI NË TAKIM AMBASADOREN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, ARIANA ZHERKA HOXHA

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka Hoxha.

Gjatë bisedës u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy vendeve.  

Në takim veçanarisht u theksua fakti i një marrëdhënieje të qëndrueshme diplomatike të bazuar në njohjen reciproke, e cila, siç vlerësuan Camaj dhe Zherka Hoxha, ishte një hap në drejtim të forcimit të lidhjeve me vendet perëndimore dhe integrimit evropian.

Siç u tha në takim, interesat e ndërsjella të dy vendeve reflektohen në zhvillimin e infrastrukturës, tregtisë dhe transportit dhe se turizmi paraqet një hallkë shumë të rëndësishme në bashkëpunimin dhe lidhjen shtesë.

Edhe pse marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kosovës u vlerësuan si konstruktive, u arrit marrëveshje për modalitetin e përmirësimit dhe intensifikimit të tyre në të gjitha nivelet.

Në këtë drejtim u shpreh gatishmëria për formimin sa më të shpejtë të grupit të miqësisë në Parlamentin e Malit të Zi.

SHARE