Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi, së bashku me qendrat shëndetësore, nis fushatën e vaksinimit vjeshtor kundër infeksioneve HPV, njoftoi Instituti.
“Fokusi i fushatës do të jetë në vaksinimin e vajzave dhe djemve nga 9 deri në 18 vjeç, së shpejti edhe vaksinimin e vajzave dhe djemve të moshës 19 deri në 26 vjeç”, thuhet në njoftim.
Siç shtoi ISHP, mund të gjeni më shumë informacion dhe përmbajtje edukative rreth programit të vaksinimit HPV në Mal të Zi në: https://www.ijzcg.me/hpv