Hungaria është një mik i fortë i perspektivës evropiane të Malit të Zi, ka theksuar presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, në takimin me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Laszlo Kover.
Në takim u vlerësua se dy vendet po ndërtojnë miqësi kuptimplote në nivel dypalësh, bashkëpunim aleat në kuadër të NATO-s, ndërsa Hungaria është një nga promotoret më konsekuente të politikës së zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.
Kover vlerësoi se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve janë një njohje e punës së përbashkët të përkushtuar që synon integrimin evropian të Malit të Zi.
Ai bëri të ditur se anëtarësimi në Union nuk është vetëm synim, por edhe mjet i rëndësishëm në aspektin e realizimit të interesave kombëtare dhe se anëtarësimin e Malit të Zi e pret me pritshmëri të mëdha.
Ai shtoi se si kjo është e rëndësishme për vendet kandidate dhe anëtarët e BE-së në kontekstin e sigurisë dhe stabilitetit, ndërsa, siç tha ai, potenciali ekonomik i rajonit mund të jetë shtytës i mëtejshëm i zhvillimit ekonomik të Unionit.
Po ashtu, kryetari Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka organizuar sot një pritje zyrtare për kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Hungarisë Laszlo Kover, i cili aktualisht ndodhet në një vizitë zyrtare në Mal të Zi.