NGA DATA 20 TETOR, NUK DO TË PËRDOREN QESET PLASTIKE

Ligji për Menaxhimin e Mbeturinave është një hap kyç drejt krijimit të një Mali të Zi më të pastër, më të shëndetshëm dhe ekologjikisht të qëndrueshëm, ai do të ndalojë përdorimin e qeseve plastike dhe plastikës njëpërdorimshe nga 20 tetori.

Diapazoni i gjobave është nga 1 mijë deri në 40 mijë euro. Kështu u bë e ditur në konferencën për media “Prezantimi i Ligjit për Menaxhimin e Mbeturinave, me referencë të veçantë për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike dhe plastikës njëpërdorimshme”, organizuar nga Ministria e Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut.

Ministri Damjan Qullafiq tha se Ligji për Menaxhimin e Mbeturinave, i cili është në përputhje me standardet më të larta evropiane, sjell një kornizë moderne, efikase dhe të qëndrueshme për menaxhimin e mbeturinave në Mal të Zi.

“Një nga komponentët e tij të rëndësishëm është pikërisht se ofron mundësi për zhvillimin e një ekonomie të gjelbër, e cila do të krijojë vende të reja pune dhe do të mundësojë shfrytëzim më efikas të burimeve natyrore. Ligji për Menaxhimin e Mbeturinave përfaqëson vizionin afatgjatë të Malit të Zi si një shtet ekologjik, në të cilin mbrojtja e natyrës është imperativ. Menaxhimi i mbeturinave përfaqëson gjithashtu mbrojtjen e interesit publik. Me miratimin e këtij Ligji, ne kemi treguar se jemi të gatshëm të përballemi me sfidat mjedisore dhe të marrim përgjegjësinë për ruajtjen e vendit tonë për brezat e ardhshëm”, tha Qullafiq.

SHARE