BAROMETRI I BE: KORRUPSIONI, SHQETËSIM

Në një kohë që pragun e Prokurorisë së Posaçme ditët e fundit po kalojnë politikanë të niveleve të larta, perceptimi i shqiptarëve për korrupsionin mbetet shqetësues.

Ky është një ndër konstatimet e Barometrit të Ballkanit për vitin 2024 që shefi i  delegacionit të Bashkimit Europian Silvio Gonzato preferoi ta nënvizojë gjatë prezantimit të sondazhit.

Një aspekt në të cilin unë dua të ndalem është se korrupsioni vijon të mbetet i lartë si shqetësim për shqiptaret, ndërsa për të rinjtë renditet në vend të tretë. Për ta, është një nder çështjet më shqetësuese, përsa i përket sistemit aktual korrupsioni mbetet i fortë.”

Majlinda Bregu, e cila mban postin e sekretares se Këshillit për Bashkimin Rajonal e kishte një shpjegim për këtë perceptim që mbizotëron  tek të rinjtë.

“Ka një rritje të ndërgjegjësimit te të rinjtë sa i takon çështjeve kryesore të demokracisë. Kjo e ndikuar dhe nga mediat”

Por, kjo nuk ishte e dhëna e vetme shqetësuese e Barometrit. Ndërsa partive politike po vrapojnë drejt garës së pranverës niveli i ulët i besimit  për to mbetet konstant.

Ato vijojnë me 74 përqind të jenë më pak të besuarat. Pas partive politike është Parlamenti dhe pastaj vijon Qeveria.”-u shpreh Bregu.

Të rinjtë zgjedhin televizionin  si  burimin më të  më të besueshëm për tu informuar  duke  mundur në këtë mënyrë  platformat e tjera, sidomos ato online.

“Televizioni renditet si media me e besueshme. Mbi 60 përqind e te anketuarve  s’kanë besim te mediat sociale, ku përhapet lajmi i rreme apo Fake News”.

Ndryshe nga 4 vitet e fundit, ku problem rezultonte papunësia vendin kryesor këtë herë e ze rritja e çmimeve dhe  inflacionit. Ndër vendet e rajonit, Shqipëria dhe Kosova  dallojnë për optimizëm  për udhëtimin drejt BE.

SHARE