Komisioni për Arsim, Shkencë, Kulturë dhe Sport njëzëri e ka përkrahur Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq-Stojanoviq, në cilësinë e përfaqësueses së autorizuar të propozuesit të aktit, shpjegoi arsyet e miratimit të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për trajnimin profesional të personave me Arsim të Lartë dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, si dhe një amendament në Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, të paraqitur nga Qeveria e Malit të Zi.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Kulturë dhe Sport njëzëri vendosi të mbështesë këto dy projektligje dhe i propozon Kuvendit të Malit të Zi miratimin e tyre.